AKTUALITET, 5 Shtator 2018, 22:14

Mungojnë nxënësit, mbyllen tri shkolla në Qarkun e Korçës

Mungojnë nxënësit, mbyllen tri shkolla në Qarkun e

Projekti për mbylljen e klasave kolektive është shtrirë edhe në Qarkun e Korçës ku bëhet fjalë për tre shkolla 9-vjeçare, të cilat për shkak uljes së numrit të nxënësve do të mbyllen. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i DAR Korçë, Kristaq Grabocka, i cili tha se preken shkollat e Drenovës, Barçit dhe Kolanecit.

Për rrjedhojë 100 nxënës do të marrin mësim në shkolla të tjera pranë vendbanimeve të tyre.

Nga mbyllja e tre shkollave në Qarkun e Korçës preken 12 mësues, të cilët sipas Kristaq Grabockës do të vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit arsimor.

Për këtë vit mësimor në Qarkun e Korçës do të përfitojnë libra falas 3363 nxënës, vendim që u mor nga Këshilli i Ministrave pak ditë më parë.