AKTUALITET, 28 Mars 2020, 15:12

Të dyshuar me COVID-19, ndalohen dy të rinj nga Berati në Gjirokastër, njëri me temperaturë dhe kollë

Të dyshuar me COVID-19, ndalohen dy të rinj nga Berati në

Dy të rinj shqiptarë që po ktheheshin nga Greqia janë të dyshuarit e radhës me koronavirus që janë ndaluar në Gjirokastër. Të rinjtë e moshës rreth 25 vjeç nga Berati erdhën ditën e sotme nga Janina dhe janë kapur në kufirin jeshil nga policia kufitare. Ata kanë udhëtuar për dy ditë me këmbë.

Sipas “BalkanWeb”, mjekët e ISHP Gjirokastër të vendosur në Kakavijë kanë bërë vizitën dhe tamponimin e shtetasve. Njëri prej tyre kishte kollë dhe temperaturë 37.5. Ata do të qëndrojnë të izoluar deri në rezultatin e përgjigjes së analizave që del nesër në mesditë. Është njoftuar 127 që ka marrë në dorëzim shtetasit.

Deri tani në Gjirokastër prej momentit të vendosjes së karantinës ka patur 5 raste të dyshuara që kanë rezultuar të gjitha negative.