SPORT, 3 Gusht 2021, 18:52

I jepet çmimi lojtari i vitit në Hungari, Uzuni: Luani është i uritur, më e mira po vjen

I jepet çmimi lojtari i vitit në Hungari, Uzuni: Luani
Myrto Uzuni është kthyer në protagonist kryesore te skuadra hungareze e Ferencvaros duke mahnitur me golat e tij. Së fundmi, Uzuni realizoi dhe tripletë ndaj Prishtinës në Champions duke thyer një rekord 50-vjeçar në radhët e hungarezëve. Por çdo gjë e ka një çmim, dhe për këtë Uzuni ka marrë nga klubi çmimin si lojtari më i mirë i vitit. Më se i merituar ky çmim për sulmuesin e Kombëtares, i cili nuk nguroi ta ndante këtë moment me fansat e tij në rrjetet sociale. Sulmuesi beratas shkroi: “Ndihem shumë i lumtur që mora çmimin si lojtari i vitit 2020/2021. Falënderoj familjen time, shokët e skuadrës, stafin e trajnerëve, bordin drejtues për mbështetjen dhe për sezonin e kaluar që lamë pas. Luani është i uritur, më e mira po vjen…”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Myrto Uzuni ? (@myrto_uzuni)