SPORT, 3 Gusht 2021, 17:36

Basketboll/ Italia lufton deri në fund, por Franca shkon në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike

Basketboll/ Italia lufton deri në fund, por Franca shkon në

Italia në basketboll eliminohet nga Franca në çerekfinalen e turneut olimpik.

Skuadra drejtuar nga Meo Sacchetti ishte në lojë për 40′ minuta dhe u dorëzua me rezultatin 84-75 me ndarjen: 25-20, 42-43, 54-64.

Franca ishte më e qartë, sidomos në periodën e katërt ku transalpinët e mbyllën takimin fitues.

Fontecchio shënoi 23 pikë por nuk ishin të mjaftueshme për Italinë për të kaluar në raundin tjetër.

Ndërsa për Francën njeriu i ndeshjes ishte Gobert me 22 pikë.