AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 16:40

Vrasja në Mirditë, identifikohet viktima. Ja emri

Vrasja në Mirditë, identifikohet viktima. Ja emri

Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen sotme në fshatin Zall-Xhuxhë të Fanit në Mirditë.

Burime nga policia thanë se banoret e zones kanë gjetur të vrarë në një fushë, një 34-vjeçar nga Laçi.

Të njëjtat burimet kanë bërë të ditur se është identifikuar dhe viktima.

Ai është Eri Zefi 34 vjeç nga Kurbini.

Policia Mirditë /Informacion paraprak

Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan - Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.