AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 16:08

Ndoka i përgjigjet Ramës: Ti je një tren rrangall i mbushur me kriminelë

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ka dhënë përgjigje deklaratës së sotme të Edi Ramës.

Ky i fundit sot ironizoi kërkesat e opozitës për reformën zgjedhore duke deklaruar se qeveria e tij është një tren që nuk mund të ndalet nga “karroca me kuaj”.

Reagimi i Nard Ndokës:

Edi Rama, je tren rrangalle, i boshatisur nga njerezit dhe i mbushur me kriminele e oligarke, që ke dalë nga shinat! Fundi yt dihet..!

Opozita po i del për Zot vendit dhe qytetarëve.