AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 16:37

SHBA dhe Koreja e Veriut bien dakord që të rifillojnë negociatat bërthamore

SHBA dhe Koreja e Veriut bien dakord që të rifillojnë negociatat

Në një kohë që situata nuk është aspak e qetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , ka ardhur një reagim nga Koreja e Veriut e cila ka pranuar të rinisin bisedimet për çështjen bërthamore.

Lajmi është konfirmaur nga një diplomat i lartë i qeverisë së Koresë së Veriut, i cili ka shprehur hapur se Koreja është e gatshme për të bisedimet bërthamore.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se zv.ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui, ka deklaruar se Pheniani dhe Uashingtoni kanë pranuar që bisedimet të nisin pas tre ditëve, më 5 tetor, ndërsa akoma nuk është bërë publik vendi ku do të zhvillohet takimi.

Por ky njoftim i rëndësishëm vjen tre muaj pasi presidenti amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takuan në zonën e çmilitarizuar në mes dy Koreve ku ranë dhe dakorkt për bisedime mes palëve.

Ndërkohë për tre muaj me rradhë Koreja e Veriut ka refuzuar të vendoste një datë ku të uleshin për bisedime, teksa sulmonte ashpër SHBA dhe Korenë e Jugut.