TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë e punojnë në tokën e premtuar kanë mundësinë të aplikojë për Lotarinë Amerikane deri në 6 nëntor. Ditën e djeshme, ambasada amerikane në Tiranë, i ka bërë thirrje të interesuarve që të plotësojnë vetë aplikimin e të mos paguajnë para nëpër qendra që ofrojnë këtë shërbim. “Ju nuk keni nevojë të paguani dikë që t’ju kryejë regjistrimin për lotarinë. Ju jeni eksperti i vetes tuaj këtë vit! Plotësojeni vetë aplikimin për lotarinë, është i thjeshtë.”,-thekson ambasada në njoftimin e saj zyrtar.
Mashtrimet
“Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, JO me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. QKK-ja nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para (të holla) atyre, apo ndonjë ambasade tjetër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SH.B.A.) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Ëestern Union”,-bën me dije ambasada. Vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK).
Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikantët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë. “Disa adresa interneti mund të tentojnë t’ju çorientojnë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Ato mund të tentojnë t’ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacionet, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadave. Disa shoqëri kërkojnë pagesa për të plotësuar formularin e aplikimit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë”,-bën me dije ambasada.