AKTUALITET, 26 Tetor 2018, 12:20

Shembja e teatrit, Spaho: Vetëm talebanët mund ta bëjnë

Shembja e teatrit, Spaho: Vetëm talebanët mund ta bëjnë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho ka reaguar pas hapit që ndërmori dje në Kuvend maxhoranca, duke i hapur rrugë shembjes së teatrit kombëtar. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Spaho pohoi se vetëm talebanët mund të prishin objektet kulturore.

Po ashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe lëvizjes për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

REAGIMI I SPAHOS

Maxhoranca me forcen e kartonit vendosi te prishe Teatrin Kombetar.

Vetem talebanet kane prishur objekte kulturore. Talebanet e Afganistanit i prishen objektet kulturore gjoja ne emer te fese.

Talebanet tane duan ta prishin Teatrin ne emer te parase, “feja” e vetme qe ata njohin.

Ne Mosken e “lindjes” jane 300 teatro, ne Sofje vetem ne qendren historike jane 6 teatro. Perse ne te “perendimit” duhet te prishim te vetmin teater qe kemi?

Eshte ne dinjitetin e te gjitheve ne qe te mos i lejojme me cdo mjet qe te prishin teatrin i cili eshte nga te paktat objekte kulturore dhe historike qe nga fillimet e Tiranes si kryeqytet dhe nje nga shembujt e arkitektures mesdhetare ne rajon.

Bashkojuni protestes dhe levizjes per mbrojtjen e Teatrit Kombetar.