TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Vlorës njofton se ka sekuestruar miliona euro pasuri të shtetasit me inicialet R.Z.
Shtetasi R.Z është dënuar më herët nga autoritetet italiane për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe dyshohet për “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale’.
NJOFTIM
15.06.2021. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka rregjistruar dhe po kryen hetime paraprake për proçedimin penal nr.1922 të vitit 2019, në ngarkim të shtetasit R.Z., banues në Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale“, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga të dhënat e administruara deri më tani, rezulton se shtetasi R.Z. është person i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, për vepra penale “Prodhim dhe trafikim i drogës”; “Prodhim dhe shpërndarje e drogës”, etj. Prokuroria Vlorë ka dyshime të arsyeshme se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në shtetin Italian, janë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme në qytetin e Vlorës. Në funksion të këtij procedimi penal nr.1922 të vitit 2019 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.1480, datë 13.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur “Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive” për pasuritë e mëposhtme:
R.Z..
shtetases A.M..
– Apartament me sipërfaqe 159m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V. Z..
– Apartament me sipërfaqe 171m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z.dhe A.M..
– Apartament me sipërfaqe prej 236 m² (komplet kati), në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, e shtetasit E.Z., porositur nëpërmjet kontratës kundrejt shumës prej 116.000 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) euro.
– Apartament me sipërfaqe 87 m², në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit V. Z. e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 50.000 euro.
– Apartament i shtetases A.M., me sipërfaqe 82m², në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro.
– Apartament 2+1, me sipërfaqe prej 118 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës 58.000 (pesëdhjetë e tetë) mijë euro.
– Apartament 3+1, me sipërfaqe prej 119 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.
– Apartament, me sipërfaqe prej 232 m², e shtetasit V.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, blerë për çmimin prej 116.000 (Njëqind e gjashtëmbëdhjetë mije) euro.
Po kështu prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka rregjistruar procedim pasuror ndaj shtetasve A. M. dhe S.B. të shpallur në kërkim ndërkombëtar si të dyshuar për veprat penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale” nga autoritetet Italiane.
Në kuadër të procedimit pasuror nr.02 të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.1479, datë 12.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur “Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros” për pasuritë e mëposhtme:
Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të prokurorit të cilat po ekzekutohen nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.