AKTUALITET, 15 Qershor 2021, 15:30

COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 12 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 12 raste të reja gjatë 24

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 12 qytetarë të infektuar, ndërsa nga krahu tjetër, për fat të mirë, sërish nuk ka asnjë viktimë.

Lajmi mirë është që 24 orët e fundit janë shpallur të shëruar 119 qytetarë.