AKTUALITET, 15 Qershor 2021, 13:13

Koronavirusi, Izraeli heq maskën në ambientet e mbyllura

Koronavirusi, Izraeli heq maskën në ambientet e mbyllura

Izraelitët nuk do të mbajnë më maska në ambientet e mbyllura, një prej masave të fundit në fuqi në shtetin hebre në kuadër të luftës kundër pandemisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Prof. Chezy Levy tha se maskat nuk do të jenë më të detyrueshme duke filluar nga 15 qershori.

Por personat e pavaksinuar, punonjësit që punojnë në azile dhe në institucionet shëndetësore do tu kërkohet ende të mbajnë maska.

Kjo, për shkak të rrezikut të lartë të infektimit me COVID-19. Gjithashtu udhëtarët do të jenë të detyruar të mbajnë maska.

Izraeli regjistroi 25 raste të reja në 24 orë, me vetëm 0.01% të testeve që rezultuan pozitive, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga të gjithë të infektuarit, 29 ishin në gjendje të rëndë. Ndërkohë numri i viktimave mbetet 6,428.