TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Sarandës ka lënë në masën arrest me burg efektivin e ‘’Shqiponjave’’ Lavdosh Metaj të cilit iu kap kokainë në banesë.
38-vjeçari u arrestua tri ditë më parë teksa ishte në monitorim për disa muaj pasi dyshohet se trafikonte drogë.
Në seancë Metaj nuk ka pranuar akuzën duke pretenduar se kokainën që kishte në banesë e kishte për përdorim vetjak.
Avokati i tij, Gjergji Imeraj kërkoi masën arrest shtëpie ose garanci pasurore, por Gjykata nuk e pranoi. Gjithsesi ai paralajmëroi se vendimi i Shkallës së parë do të apelohet.