AKTUALITET, 15 Qershor 2021, 12:47

Kolegji Zgjedhor hedh poshtë kërkesën e PD për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Fierit

Kolegji Zgjedhor hedh poshtë kërkesën e PD për

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritje të zgjedhjeve në Qarkun e Fierit.

Partia Demokratike, kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark, pasi pretendon se para, gjatë dhe pas procesit të votimit ka pasur parregullsi.

Por kjo kërkesë është rrëzuar nga Kolegji, e cila la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS).

Kujtojmë që më herët, Kolegji zgjedhor rrëzoi paditë e opozitës, për qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Beratit.