AKTUALITET, 15 Qershor 2021, 14:48

Xhaçka telefonatë me homologun portugez: Shpresojmë të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE

Xhaçka telefonatë me homologun portugez: Shpresojmë të

Përmes një postimi në “Twitter”, ministrja Xhaçka njofton se ka zhvilluar një telefonatë më homologun e saj portugez Augusto Santos Silva.

Xhaçka shkruan se temë diskutimi ka qenë integrimi i Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Një telefonatë mjaft e frytshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Shpreha mirënjohjen për përpjekjet dhe dashamirësinë e Portugalisë për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar, për t’i hapur rrugën Shqipërisë për të vazhduar përpara”, shkruan ministrja shqiptare.