AKTUALITET, 14 Gusht 2018, 12:59

“O Zot, o Zot”, dalin pamjet, njerëzit bërtasin të tmerruar. Ja si u shemb ura në Genoa

“O Zot, o Zot”, dalin pamjet, njerëzit bërtasin të

Ura Morandi e ndërtuar në vitet ’60 në Genova është shembur sot pas një problemi në strukturë, ndërsa dyshohet për viktima. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe video të momentit të shembjes së urës.

Njerëzit bërtasin të tmerruar: “O Zot, o Zot”.

Ura është pjesë e autostradës A10 dhe është e gjatë rreth 100 metra. Mendohet se në momentin e shembjes, mbi këtë urë ka patur automjete, por ende nuk identifikohet numri i tyre.

Autoritetet dhe shërbimet e emergjencës italiane janë aktualisht në vendngjarje, por ende nuk ka detaje lidhur me viktima të mundshëm. Sipas gazetës "La Repubblica", kjo zonë është shumë e populluar.

Ende nuk ka njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me numrin e viktimave, por ministri i transportit italian, Danilo Toninelli, u shpreh se kemi të bëjmë me "një tragjedi të madhe

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/08/14/shembja-e-ures-ne-xhenova-ne-itali-te-pakten-11-viktima-edhe-nje-femije/