TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
BuzzFeed, një nga mediat online më të fuqishme amerikane, kritike e fortë e Donald Trump, ka publikuar një dokument ku bën të ditur se presidenti i SHBA-së dhe ai i Rusisë
janë marrë vesh se do të ketë një ndarje të re kufijsh në botë, nëse zgjidhet Trump president.
“Zyrtarët evropianë janë të shqetësuar ndaj qasjes së administratës Trump për të larë duart në Ballkan, çka mund të rrezikojë destabilizimin e një rajoni edhe kështu të shpërthejë një ‘fuçi
baruti’”, thekson gazeta.
“Kryeqytetet e mëdha të Europës kanë kundërshtuar fort çdo propozim që luan me kufijtë në Ballkanin Perëndimor, nga frika se veprime të tilla do të prishin ekuilibrin delikat të rajonit.
Por, presidenti Donald Trump duket se ka miratuar një qasje më ambivalente”, thekson BuzzFeed.
Duke cituar dy burime diplomatike, artikulli thotë se sipas një plani të “mbështetur jo zyrtarisht nga Serbia, do të ketë shkëmbim territoresh të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, e cila ka popullsisë etnike shqiptare.
Gjermania kundërshton me forcë ndryshimin e kujve dhe ka vendosur veton. Media amerikane thekson se pritet që të shpërthejë një luftë e fortë ndërmjet SHBA dhe
Gjermanisë për Ballkanin