AKTUALITET, 14 Gusht 2018, 13:38

VIDEO/ E ndaluan se s’kishte vënë rripin, i riu pa patentë i ofron 2000 lekë policit në Tiranë

VIDEO/ E ndaluan se s’kishte vënë rripin, i riu pa patentë

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe korrupsion.

Sipas policisë, i riu drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi me vete. Pasi u ndalua nga uniformat blu ai i ofroi 2000 lekë policit rrugor për ta toleruar.

Gjatë kontrolleve policore, në funksion të disiplinimit dhe rritjes së parametrave të sigurisë, u verifikua se shtetasi me iniciale A. H., 32 vjeç,  po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, pa leje drejtmi me vete dhe gjatë kontrollit dhe verbalizimit të shkeljes, i ofroi një shumë me prerje 2000 lekë të reja agjentit verifikues të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e penalizimit.

Në këto kushte, Drejtuesi i mjetit u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe u përpilua procedura administrative për shkeljet e evidentura.