AKTUALITET, 14 Gusht 2018, 14:20

Avokati i njohur shqiptar i shpëton katastrofës në Xhenova: Faleminderit Zoti im!

Mes personave që kanë përdorur sot urën Morandi në Xhenova, Itali ka qenë edhe avokati i njohur shqiptar Saimir Vishaj.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë duke publikuar një foto në faqen e tij në “Facebook” dhe falënderuar Zotin. Avokati Vishaj shkruan se kishte kaluar urën 9 minuta para tragjedisë.

“Faleminderit Zoti im. Pas 9 minutash ndodhi tragjedia këtu në Genova”, shkruan Vishaj.

Ura Morandi u shemb sot pak pas mesditës duke marrë me vete dhjetëra automjete dhe duke shkaktuar dhjetëra viktima.

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/08/14/shembja-e-ures-ne-xhenova-ne-itali-te-pakten-11-viktima-edhe-nje-femije/