TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
FSHF ka paralajmëruar sot klubet se duhet të plotësojnë disa kushte të caktuara që policia të garantojë mbarëvajtjen e rendit edhe në rastin e stadiumit “Selman Stërmasi”, kishte kushte për të plotësuar. Sekretari Ilir Shulku nxiti Tiranën të vihej në lëvizje për të rregulluar sistemin e kamerave në stadium, por përfaqësuesi i bardhebluve, Arbi Laçi, kundërshtoi sekretarin Shulku.
“Sqarim për situatën, para dy javësh kemi pasur takim me policinë në Tiranë, kemi marrë komunikimin zyrtar si do të organizohet. Kemi dakordësuar edhe me praninë jashtë e diskutuar edhe kur mbaron ndeshja.
Kamerat i kemi por duhet të ketë standard të unifikuar, të gjithë stadiumet të jenë njëlloj, jo të kërkojmë nga disa stadiume po e disa jo. Duhet të jenë të gjithë njëlloj që të jetë gara. Ne i kemi të zgjidhura problemet tona, edhe pse dimë që ka gjëra për të përmirësuar”, tha ai.