AKTUALITET, 19 Prill 2018, 15:46

I dënuar me 13 vjet burg për mashtrim, ekstradohet nga Hungaria

I dënuar me 13 vjet burg për mashtrim, ekstradohet nga Hungaria

Eshte ekstraduar në vendin tonë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i arrestuar në Hungari. Ai është i dënuar me 13 vjete burg nga gjykatat shqiptare për mashtrim. Valon Kyçyku është sjellë në Rinas gjate ditë së sotme nga Interpoli.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Hungaria drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar: Valon Kyçyku, 37 vjeç, lindur në Kosovë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë e ka dënuar me 13 vite burg për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/ b të Kodit Penal. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Budapest u bë i mundur arrestimi i tij në Hungari duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë