AKTUALITET, 19 Prill 2018, 15:10

Vlahutin i dorëzon Bashës, Raportin me rekomandimin e KE

Vlahutin i dorëzon Bashës, Raportin me rekomandimin e KE

Ambasadorja e Misionit të BE në Tiranë, Romana Vlahutin, i ka dorëzuar kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës, Raportin e KE-së për progresin e Shqipërisë me rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Një ditë më parë, këtë Raport ia dorëzoi Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE, Federica Mogerini.