TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputeti Alket Hyseni, të dalë dhe të sqarojë akuzat për grabitjen e një prone në Dhërmi. Hyseni është shprehur se pronën për të cilën akuzohet e ka shkëmbyer në natyrë dhe gjykata ka dhënë 8 vendime në favor të tij. "Pronën e shkëmbeva në natyrë, gjyqin e fituam 8 herë", ka thënë Hyseni. Por kjo përgjigje e tij s'ka mjaftuar për Ramën. "Dil dhe sqarojë publikisht", i është drejtuar kreu i qeverisë.
Sqarime i ka kërkuar edhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla. "Hyseni duhet te sqarojë situatën e tij", ka thënë Balla. Vëmendje gjatë kësaj mbledhje ka marrë edhe çështja e lobimit rus të PD-së. Porosia e Ramës ka qenë që të ndjekin me vëmendje këtë çështje.
Ndërkohë, gjatë kësaj mbledhje u është dhënë porosi deputetëve për t'u shpërndarë nëpër zona dhe të jenë aktivë.
Kujtojmë se denoncimi për Alket Hysenin u bë në emisionin Të Paekspozuarit nga Irini Buja.
Denoncimi:
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, një zonjë e quajtur Irini Buo, ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, se i ka vjedhur tokën në Dhërmi. Zonja Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra tokë.
“Prona është vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni. Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama. Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë, dhe ne nuk kemi asnjë metër katror tokë. Tani kanë dhënë leje ndërtimi tek Papuli për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim.”
/TPZ.AL/