AKTUALITET, 20 Prill 2019, 12:28

Hysaj drejt largimit nga Napoli, ja destinacioni i mundshëm

Hysaj drejt largimit nga Napoli, ja destinacioni i mundshëm


Elseid Hysaj shihet si një ndër emrat kryesorë për tu larguar nga skuadra e Napolit në fund të sezonit.

Gazeta më e madhe në Napoli “Il Mattino” thotë dhe destinacionin e mundshëm.

Chelsea i Mauricio Sarrit është pretendenti kryesor për të siguruar shërbimet e 25 vjecarit.

Napoli e vlerëson Hysaj rreth 45 milionë euro, por paraqitjet e pakta ia kanë ulur vlerën e kartonit shkodranit. Drejtuesit e napoletanëve do të kënaqeshin edhe me 20 milionë euro për Hysajn.

Kontrata e tij skadon vitin tjetër dhe Napoli do të preferonte ta shishte me ulje çmimi sesa ta humbiste me parametër zero.