AKTUALITET, 20 Prill 2019, 12:09

Shpërndanin kokainë, prangosen dy shqiptarët në Itali

Shpërndanin kokainë, prangosen dy shqiptarët në Itali


Policia e Riminit ka vënë në pranga dy shqiptarë të moshës 19 dhe 23 vjeç, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve paraprake, të ndaluarit trafikonin kryesisht drogë të llojit kokainë.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi droge prej 73 gram kokainë, një shumë të konsiderueshme eurosh, si dhe dy telefona celularë.

Autoritetet përkatëse po vijojnë me hetimin për zbulimin e aktivitetit kriminal të të rinjve shqiptarë, të cilët dyshohen se shpërndanin drogë në doza në vogla.