AKTUALITET, 20 Prill 2019, 12:01

Meta i ftuar në dasmë, tregon për mbrëmjen e mrekullueshme. Ja ku ndodhet tani

Meta i ftuar në dasmë, tregon për mbrëmjen e mrekullueshme.


Presidenti i vendit, Ilir Meta zgjedh të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, momente nga përditshmëria, edhe larg detyrës si i pari i shtetit.

Së fundi, ka postuar një foto, ku shfaqet i qeshur dhe me veshje sportive, duke treguar për emocionet që ka kaluar një natë më parë, teksa ka qenë i ftuar në një dasmë.

Postimi i Metës:

Përshëndetje miq nga Struga!

Pas një mbrëmje të mrekullueshme në dasmën e Borës, vajzës së Arianitit dhe Elvadinës, një kafe buzë liqenit të jep vetëm energji pozitive.