AKTUALITET, 20 Prill 2019, 11:10

Grabitja në Rinas, Berisha: Lleshaj pranoi vjedhjen elektorale

Grabitja në Rinas, Berisha: Lleshaj pranoi vjedhjen elektorale


Një ditë pasi ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj deklaroi se paratë e grabitura në Rinas, mund edhe të jenë djegur, reagon ish-kryeministri Sali Berisha. Me një postim në Facebook, Berisha shkruan sot se me atë që tha Lleshaj ka pranuar vjedhjen shtetërore elektorale.

Postimi i Berishës:

Parate e grabitjes se shekullit u gjeten!

Pranohet vjedhje shteterore elektorale nga Edvin Kristaq Hajni!

Miq, mbreme nepermjet Vasal Kimikut, Edvini beri deklaraten qe nuk ja rrokte kujt mendja njeriu ne bote. Ai tha se parate jane djegur, me fjale te tjetra:

– i grabitem per t’u ngrohur dhe,

– nuk i morem per te blere vota..! sb

Çfare tha ministri Lleshaj

Minisitri Lleshaj, tha dje se do të shkohet drejt arrestimit të autorëve, ndërsa sa i përket sasisë së parave të grabitura, Lleshaj tha se nuk mund të parashikojë ç ‘mund të jetë bërë më to, duke shtuar se mund edhe të jenë djegur.

“Unë kam notën maksimale për policinë e shtetit në këtë rast. Çfarëdo sulmi mund të kërkohet në këtë rast, duhet kërkuar diku tjetër, por jo tek policia, ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Jam besimplotë që ngjarja do të zbardhet, arrestimi dhe rikuperimi i parave është një proces që…nuk mund të them gjë, se paratë mund të jenë djegur, po spekuloj, por nuk mund të bëj parashikime.

Provat e mbledhura e bëjnë suksesin real", pohoi ministri i Punëve të Brendshme.