TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka dalë në dritë një video e Cristiano Ronaldos menjëherë pas eliminimit të Juventusit nga ana e Ajax në çerekfinalet e Champions League.
Kjo video, e regjistruar menjëherë pasi arbitri mbyll ndeshjen që holandezët e fituan 1-2 në Torino, tregon yllin portugez që vë dorën te të pasmet dhe bën një gjest që tregon se bardhezinjtë u treguan frikacakë në këtë përballje.
Sigurisht që disfata në Champions nuk mund ta bëjë të lumtur Cristianon, që pjesën e tij e bëri më së miri: ishte heroi i përmbysjes ndaj Atletico Madrid dhe shënoi një gol në secilën ndeshje ndaj holandezëve.
[playlist type="video" ids="240991"]
Disa ditë më parë, ‘Corriere della Sera’ publikoi se CR7 mund të largohet përpara kohe nga Juventusi, madje që këtë verë.
Edhe pse duket e pamundur kjo gjë, një tjetër gazetë e rëndësishme italiane, ‘La Repubblica’ shkruan se portugezi nuk do ta respektojë kontratën me Juven deri në vitin 2022.
‘Është shumë e vështirë që CR7 të qëndrojë deri në fund të kontratës. Sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit i tij në Itali’, lexohej në gazetë.