TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-zv. kryeministrja gjatë qeverisjes teknike më PD-në pas marrëveshjes Rama-Basha, ka paditur në gjykatë qeverinë shqiptare.
Ledina Mandia, e cila për disa muaj mbajti numrin dy të qeverisë shqiptare pas kryeministrit Edi Rama, e ka çuar këtë të fundit në gjykatë duke kërkuar që të rikthehet sërish avokate e përgjithshme e shtetit.
Mandia rezulton se është liruar nga detyra me urdhrin 156, datë 7 tetor 2013 duke u zëvendësuar nga një tjetër emër, por pas thuajse 6 vite i është drejtuar gjykatës për të përfituar pagat dhe zhbërjen e këtij urdhri.
Kjo çështje është regjistruar më 29 Mars në gjykatën administrative me paditës Ledina Mandia dhe të paditur Kryeministri Rama dhe avokatura e shtetit./Shqiptarja.com