SPORT, 17 Shtator 2018, 10:54

Humbja me Skocinë, Duka justifikon Panuccin: Nuk është tragjedi!

Humbja me Skocinë, Duka justifikon Panuccin: Nuk është tragjedi!

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka, është i ftuar në emisionin “Zona Gol” të drejtuar nga Alban Xhihani.

Ai ka përballë një panel specialistësh për të diskutuar tensionet e fundit në Kombëtare dhe problemet e kampionatit shqiptar.

Sa i kënaqur nga dy ndeshjet e Kombëtares?

Kemi 3 pikë në dy ndeshje, por mirë do ishte të kishim edhe 6 pikë.

Reagimi ndaj kritikave për Panuccin, zbutje e situatës?

Nuk është se kam bërë ndonjë reagim, por kam dhënë qëndrimin tim rreth asaj që dikush e ndërtoi si një situatë. Unë nuk mendoj se ka një situatë. Panucci nuk del në konferencë për të dhënë kafe, del për të dhënë përgjigje. Natyra e tij nuk është e tillë. Keni kryqëzuar një njeri, në një ndeshje të humbur ndaj Skocisë. Do donte çdo shqiptar që ta fitonim atë ndeshje, edhe vetë Panucci, por ky është futbolli. Këtë kam thënë edhe unë. Kemi humbur një ndeshje, dhe nuk e konsiderojmë dot tragjedi. Duhet ta analizojmë, dhe të përmirësojmë. Sikurse, duhet të analizojmë edhe pas fitores. Edhe me Izraelin fituam, por loja kishte probleme dhe të meta.

SPORT / 16 Shtator 2018, 14:20

Trap