TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gennaro Gattuso është ndjerë i turpëruar me golin e pësuar nga Cagliari në minutën e 4’ të ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Golin për Cagliarin e shëno Joao pedro, ndërsa Gonzalo Higuain e barazoi rezultatin në pjesën e dytë, që ishte goli i tij i parë me fanellën e Milanit.
“Të fillosh ndeshjen ashtu siç e bëmë ne në ato 20 minutat e para, është e turpshme”, ka thënë Gattuso pas ndeshjes.
“E dinim se do të ishte e vështirë në Sardignia, por nuk duhet të jemi të nervozuar në fishkëllimën e fundit vetëm pse donim fitoren. Duhet ta mendonim atë pak më herët”.
“Është një rrugë e gjatë para nesh dhe nëse nuk arrijmë t’i fitojmë ndeshjet e tilla, atëherë më vjen të qeshë kur dëgjoj njerëzit duke thënë se Milani do të përfundojë në vendin e dytë ose të tretë në tabelë. Nëse arrijmë t’i menaxhojmë gjërat si duhet, atëherë mund të shkojmë larg”.
“Kjo skuadër e ka pasionin dhe grindën, por ka nevojë për një goditje në dhëmbë para se ta nxjerrë pasionin dhe grindën jashtë. Duhet t’i lexojmë ndeshjet më mirë “.