SPORT, 17 Shtator 2018, 10:51

Goditi me bërryl, pastaj me kokë para se të pështynte kundërshtarin, Allegri: Costa të ndëshkohet

Goditi me bërryl, pastaj me kokë para se të pështynte

Massimiliano Allegri pret që anësori i Juventusit, Douglas Costa, të vuajë suspendim të gjatë dhe konfirmoi se klubi do ta gjobisë atë për gjestin e shëmtuar ndaj lojtarit të Sassuolos në një ndeshje të Serisë A të dielën.

Douglas Costa u përjashtua me karton të kuq pasi e goditi me bërryl, pastaj me kokë para se të pështynte kundërshtarin dhe trajneri i tij pret që ai të ndëshkohet.

Costa pritet të suspendohet me të paktën tri ndeshje mos lojë. Allegri ndien se braziliani ra pre e provokimeve nga kundërshtari, por insistoi se kjo nuk do ta shpëtojë Costan nga gjoba që klubi do t’ia shqiptojë.

“Është e drejtë që ai të ndëshkohet dhe kështu do të ndodhë”, tha Allegri.

“U befasova me reagimin e tij. Pësuam gol, karton të kuq dhe suspendim që do të jetë i gjatë”, shtoi ai.

SPORT / 16 Shtator 2018, 14:20

Trap