SPORT, 15 Shtator 2018, 14:26

Andrea Pirlo: Dybala duhet të stërvitet si Ronaldo nëse dëshiron të jetë titullar

Andrea Pirlo: Dybala duhet të stërvitet si Ronaldo nëse

Paulo Dybala duhet të stërvitë në një nivel me Cristiano Ronaldon, nëse dëshiron të bëhet titullar i padiskutueshëm në Juventus këtë sezon, ka thënë ish-ylli i Italisë dhe Juventusit, Andrea Pirlo.

Dybala e nisi nga fillimi ndeshjen hapëse të Juventusit në Serie A kundër Chievos, por u aktivizua fare kundër Lazios dhe iu dhanë vetëm 10 minuta hapësirë nga stoli në fitoren e Juves 2-1 ndaj Parmës.

Ardhja e Ronaldos në Torino ka bërë që e ardhmja e argjentinasit të vihet në pikëpyetje. Raportohet se ai mund të transferohet në Premierligë në janar.

Por, legjenda e Juves Pirlo beson se Dybala ende ka të ardhme me bardhezinjtë, nëse e dëshmon përkushtimin e njëjtë si të portugezit Ronaldo.

“Nuk janë në pyetje cilësitë e Dybalës. Kur nuk luan, do të thotë se duhet të bësh më shumë”, tha Pirlo.

“Ta pranosh se nuk je titullar nuk është e lehtë për askënd. Dybala do të bëjë gjithçka për të luajtur sa më shumë. Nëse fillon të stërvitë me dëshirën e Ronaldos, atëherë do të jetë e vështirë ta lësh jashtë formacionit atë”, shtoi ai.