TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrojtësi italian i Juventusit, Leonardo Bonucci, i ka kthyer përgjigje një personi në rrjetin social Instagram, i cili shpresuar që fëmijët e mbrojtësit do të vdisnin.
Qendërmbrojtësi, i cili u kthye në Juventus këtë verë, mori pushim nga trajneri Massimiliano Allegri, pasi që djali i tij, Matteo, kishte qenë i sëmurë.
Për fat të mirë, Matteo Bonucci është rikthyer, por italiani tani ka reaguar ashpër ndaj një përdoruesi të Instagramit, i cili i kishte dërguar mesazh duke i thënë se që të dy fëmijët e tij duhet të kishin vdekur.
“Ndoshta një ditë ne do të jetojmë në një botë më të mirë. Për tani, bota prej së cilës dua t’i ruaj fëmijët e mi është kjo këtu, bota në të cilën jetojnë njerëz të tillë”, ka thënë Bonucci.
“Do t’i ruaj ata nga këto gjeste, nga këto fjalë dhe këto mendime. Tani, vazhdoni: fshijeni llogarinë, ndryshojeni atë, telefononi dikë për ndihmë. Është e turpshme që askush nuk do të arrijë të të ngritë ty nga personi neveritës që je”.
