AKTUALITET, 19 Maj 2019, 01:16

Hollanda fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vend të 18

Hollanda fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vend të 18

Hollanda ka fituar çmimin e parë në Eurovision, festivali i këngës, i cili këtë vit mbahej në Israel. Fituesi është këngëtari hollandez, Duncan Laurence, me këngën Arcade.

Ndërkohë Shqipëria u rendit në vendin e 18, me këngën "Ktheju tokës", nga Jonida Maliqi.

Gjatë festivalit pati  edhe një incident, ku u shpalos një slogan politik, nga një grup muzikor i Islandës. Në momentin kur po shfaqeshin pikët e publikut, grupi "Hatari", shpalosi një banderolë me mbishkrimin "Palestine", në mbështetje të popullit palestinez. /TPZ.al/ 

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/05/19/islanda-shokon-eurovisionin-shpaloset-banderole-ne-izrael-ku-shkruhet-palestine/