AKTUALITET, 18 Maj 2019, 22:31

Shpërthen pedagogu Qori: Qeveria dhe Opozita, grabitqarët që po shqyejnë popullin

Shpërthen pedagogu Qori: Qeveria dhe Opozita, grabitqarët që po


Pedagogu Arlind Qori ka shpërthyer ndaj sistemit të qeverisë shqiptare dhe asaj të opozitës.

Në një status në rjretet scoiale, aktivisti Qori shkruan se si Qeveria ashtu edhe Opozita janë dy koka të një skeme grabitqarësh që po shqyejnë popullin.

Sipas pedagogur, shpresa e vërtetë ndodhet tek masa e popullit, tek të pashpresët. Ai shkruan më tej se qëllimi i aktivistëve është që të bëhen instrumenti i organizimit të shpresës.

Statusi i Arlind Qorit

– Thoni që Rama është hajdut? Qenkeni të PD.

– Thoni që PD kryesohet nga të njëjtët hajdutë? Qenkeni të PS.

– Thoni se Berisha vrau më 21 Janar? Qenkeni të PS.

– Thoni se Rama vret me varfëri? Qenkeni të PD.

– Thoni që Basha është idiot? Qenkeni të PS.

– Thoni që Rama është psikopat? Qenkeni të PD.

– Thoni se zgjedhjet lokale duhen bojkotuar? Qenkeni të PD.

– Thoni se duhen bojkotuar edhe zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme? Qenkeni të PS.

– Thoni që Erion Veliaj është maskara? Qenkeni të PD.

– Thoni se Erion Veliaj nuk është i vetmi maskara? Qenkeni të PS.

– Thoni se të varfrit kanë të drejtë të qëllojnë me gurë? Qenkeni të PD.

– Thoni se pasanikët e opozitës nuk kanë të drejtë të përdorin mllefin e të varfërve? Qenkeni të PS.

– Thoni se fajin e ka ky sistem politiko-shoqëror? Qenkeni të PD, të PS… ufff, jeni komunistë!”

Në fakt, si aktivistë të Organizatës Politike jemi të lidhur kokë e këmbë me të vërtetën. Dhe e vërteta ka dy pjesë:

  1. Qeveri dhe opozitë janë dy kokat e një sistemi grabitqar të cilat, pasi kanë shqyer popullin, janë gati të hanë njëra-tjetrën.
  2. Shpresa gjendet te të pashpresët, te shumësia e pamasë e punëtorëve, të papunëve, studentëve, bujqve, dyqanxhinjve, ambulantëve, intelektualëve dhe e gjithkujt tjetër që jeton ose lufton të jetojë ndershmërisht me punën e vet. Detyra jonë si aktivistë është të jemi instrumenti i organizimit dhe fuqizimit të tyre.