AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 20:52

Hiqen vizat me Arabinë Saudite, ja kush mund të përfitojë

Hiqen vizat me Arabinë Saudite, ja kush mund të përfitojë

Të gjithë qytetarët udhëtojnë drejt Arabisë Saudite tashmë nuk kanë nevojë që të kenë një vizë. Me anë të një vendimi, Qeveria shqiptare ka miratuar memorandumin e mirëkuptimit për heqjen reciproke të vizave për qëndrim afatshkurtët për mabjtësit e pasaportvave diplomatike të shërbimit dhe privatëve për shtetasit e të dyja vendeve.

VENDIMI I PLOTË

VENDIM PËR MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR HEQJEN RECIPROKE TË VIZAVE PËR QËNDRIM AFATSHKURTËR PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE TË SHËRBIMIT DHE PRIVATE PËR SHTETASIT E TË DYJA VENDEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI: Miratimin e memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për heqjen reciproke të vizave për qëndrim afatshkurtër për mbajtësit e pasaportave diplomatike të shërbimit dhe private për shtetasit e të dyja vendeve, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.