TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se ka një projekt nga ana e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, për të adresuar disa çështje thelbësore si demografia, pasuritë e dy vendeve dhe zhvillimi ekonomik, për të përcaktuar më pas të ardhmen politike dhe demografike të shqiptarëve në vitet 2025, 2035 dhe 2050.
“Viti 2025, është pretendimi i dy qeverive, për tu marrë me disa çështje, që kanë të bëjnë me demografinë, me pasuritë e dy vendeve, me mundësitë e zhvillimit ekonomik, me diasporën, me mundësinë e kthimit të bizneseve të diasporës dhe për të përcaktuar të ardhmen demografike dhe politike të shqiptarëve në 2025, 2035 dhe në2050.
Mendoj se edhe për qeverinë Rama por edhe qeveritë e Kosovës, është një mungesë që nuk e kanë punuar këtë projekt më herët.“
Haxhiu tha se intervista e Presidentit Vuçiç, pas mbledhjes në Pejë, dëshmon dhimbjen e tij për përshpejtimin e një procesi për një marrëveshje shqiptaro-serbe .
“Kam dëgjuar intervistën e presidentit Vuçiç dhe ndoshta ajo përmbledh të gjithë situatën në Ballkan dhe raportin shqiptaro-serb.
Një intervistë delikate, e hapur, që përcakton në njëfarë mënyrë, pikërisht atë që flitej në Pejë dhe që u paralajmërua si projekt i dy qeverive të punuar nga ekspertë ndërkombëtarë apo nga një institucion ndërkombëtar
Vuçic e kishte një dhimbje, sepse ajo që kishte ndodhur në Pejë ai e shikonte si një shpejtësim të përcaktimit të një marrëveshje shqiptaro-serbe.
Vuçiç tha se ne nuk mund ti ndalim shqiptarët, ja shikoni si reagojnë, nuk kanë asnjë flamur të Kosovës. Tha që shqiptarët e kanë nënë dhe baba Amerikën, kurse teze kanë Britaninë dhe Gjermaninë. Mbi këtë projektim të tyre, ne duhet të përfundojmë marrëveshjen sa më parë.“
Baton Haxhiu u ndal gjithashtu tek taksa 100% e vendosur nga autoritetet e Kosovës për mallrat serbe dhe deklaroi se kjo ishte një “klithmë politike” dhe jo një “veprim i mençur ekonomik”.
“Sa herë ndodh diçka në Kosovë, duhet një diskurs përtej normales, përtej patriotizmit, me doza nacionalizmi dhe dorën në zemër, për të mobilizuar mungesën e suksesit, sidomos të qeverisjes në Kosovë, po pse jo edhe pak një raport të çuditshëm me Evropën që ka qeveria shqiptare.
Për faktin se hapja e negociatave ishte problematike vitin e kaluar, për faktin që nuk ka liberalizim të vizave, për faktin se Interpoli nuk ishte pjesë e një suksesi të qeverisë Kosovare, për faktin se 5 shtete të BE nuk e njohin, për faktin se drejtësia në Serbi ka rehabilituar gjithë kriminelët e luftës, një reagim i taksës 100% ishte më shumë një klithmë politike se sa një veprim i mençur ekonomik”.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/294514928072258/
/TPZ.AL/