AKTUALITET, 7 Dhjetor 2017, 10:40

Hedhja e shortit për KED, opozita: Keni minuar procesin, e keni zvarritur qëllimisht

Hedhja e shortit për KED, opozita: Keni minuar procesin, e keni zvarritur

Kuvendi ashtu sikundër kishte lajmëruar një ditë më parë përmes një deklarate, zgjedh sot, anëtarët e KED, institucion i cili ka si qëllim emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të inspektorëve të lartë.

Por hedhja e shortit nga Kuvendi është kundërshtuar nga opozita, e cila duke iu referuar Kushtetutës, e ka cilësuar këtë një shkelje të hapur të ligjit.

Debatet vazhduan edhe sot në Kuvend. Deputeti Eduard Halimi tha se pas një viti Kuvendi shkel sërish Kushtetutën.

Ndërkohë Ulsi Manja i bëri thirrje opozitës për të reflektuar.

Kundërpërgjigja e Halimit ishte i prerë. Qëndrimi jonë thotë Halimi është se Këshilli i Përkohshëm i Emërimeve në Drejtësi  ishte vetëm për një herë.

“Këtë nuk e them unë. Të jemi të sinqertë dhe të bindim qytetarët. Xhafa ia ka dërguar një letër të gjitha ambasadave ku sqaron situatën”, tha Halimi.

Halimi tha se Këshilli i Përhershëm i Emërimeve  duhet të ketë tetë kritere që ata që do zgjidhen të plotësojnë tetë kritere dhe jo vetëm një  ashtu si thotë mazhoranca.

Qëndrim mbajti edhe ish-ministri i drejtësisë Nasip Naço. Ai tha se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u caktua që prej një viti. Ne tha Naço duam të dimë se pse ka dështuar. Ne themi se ju nuk donit sepse ata që u caktuan në short nuk ishin të forcës suaj dhe ju nuk pranuar. Pra jeni ju që nuk doni.

“Ju doni të kapni institucionet Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë, i cili është shumë më i rëndësishëm  se kryeprokurori.  Unë besoj se procesi deri në këto momente është më shumë juridik. Nëse ju do gaboni të hidhni shortin në kundërshtim me ligjin nuk do bëni gjë tjetër, por vetëm do minoni procesin që ditën e parë. Nuk do bëni gjë tjetër por do vazhdoni me të njëjtën rrugë. Nuk e di se çfarë do të bëni sot nëse do të jenë sërish të njëjtët emra që ishin një vit më par”, tha Naço.

TPZ.AL