AKTUALITET, 7 Dhjetor 2017, 10:23

Informaliteti, Ahmetaj: Kompanive do t'iu njihet vetëm një bilanc

Informaliteti, Ahmetaj: Kompanive do t'iu njihet vetëm një bilanc

Në kuadër të aksionit  kundër informalitetit të cilën qeveria e ka ndërmarrë më herët, ministri Arben Ahmetaj, në një deklaratë për shtyp foli lidhur me nivelin e kredive të këqija, si dhe për fenomenin e fshehjes së bilanceve nga kompanitë e mëdha.

Ahmetaj deklaroi se qeveria ka ndërmarrë nismë për uljen e kredive të këqija që sipas tij sot është më i ulët.

Më tej ai tha se do t’i bëhet një skanim i thellë biznesit të madh.

Sipas tij bilancet fiktive janë fenomenet kryesore që shmangin detyrimet e sigurimeve shoqërore.  Ahmetaj tha se kompanitë e mëdha mbajnë ende dy bilance.

“Ashtu sikundër  tha edhe kryeministri pak ditë më parë, kompanive do u njihet vetëm një bilanc”, tha Ahmetaj.  Më tej ai shtoi se sektori bankar është me i ekuilibruar.

TPZ.AL