AKTUALITET, 24 Maj 2021, 23:05

Harxhi: Berisha është lodhur nga politika, heshtja e tij mbështetje për Bashën

Harxhi: Berisha është lodhur nga politika, heshtja e tij

“Berisha ka rol themelor në ndërtimin e Lulzim Bashës dhe po aq ka rol ka dhe përgjegjësi”, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kandidatja për kreun e PD, Edit Harxhi.

Sipas saj Sali Berisha duhej të kishte reaguar lidhur me humbjen e zgjedhjeve dhe situatën në PD, por fakti që ai hesht “është mbështetje për Lulzim Bashën”.

“Berisha ka rol themelor në ndërtimin e Lulzim Bashës dhe po aq ka rol ka dhe përgjegjësi. Ai duhej të merrte përgjegjësi për atë që po ndodhin në PD, pavarësisht se thotë është shkëputur ai nuk është shkëputur. Ndoshta ai është i lodhur nga politika, por i kënaqur me aq sa merr nga Basha. Ai është lodhur me vendimmarrjen në PD dhe e ka lënë në rënie të lirë dhe nuk merr përgjegjësi. Lënia në rënie të lirë dhe heshtja është mbështetje për Bashën. Berisha i ka qëndrimet si private dhe publike njësoj”, tha Harxhi.