AKTUALITET, 24 Maj 2021, 21:09

Arben Imami: Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së!

Arben Imami: Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së!

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “FrontLine” drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço. Gjatë fjalës së tij, Imami komentoi zhvillimet më të fundit brenda PD.

Ai tha se moskandidimi i Ibsen Elezit ishte i gabuar, pasi sipas Imamit, është një individ me kontribute në PD.

Mbështetja dhe kandidimi i Edith Harxhit sipas tij, ishte një vendim grupi, konsensual. Sakaq, Imami u ndal edhe tek lideri aktual i PD, Luzlim Basha. Sipas ish-ministrit, Basha fill pas humbjes në zgjedhje duhet të jepte dorëheqjen, ndërsa zgjedhjet e 13 qershorit në PD, i cilësoi si të pabarabarta.

Basha po kërkon mandatin e tretë në krye të PD. Zgjedhjet duhet të ishin në 22 korrik, por është 13 qershori. Pse u afruan zgjedhjeve?

Arben Imami: Këto janë pyetje për Bashën e kryesinë. Nuk pyetën ata që marrin vendime, por pyetemi ne se si mendojmë. Hapi i parë i mediave është të pyetet zoti Basha. Zgjedhjet afrohen në mënyrë që të mos japin mundësi të japin debat, të mirë, të shëndetshëm dhe konstruktiv në parti. Të mos ketë zgjedhje të brendshme. Mungesa e debatit brenda partisë është problem serioz. Mungesa e analizave tregon që nuk vlen arsyeja. Sigurisht në këtë lojë force, kryetari aktual i partisë ka më shumë mjete. Kryesia vendos se cilat kandidatura do të miratohet. Shkualifikimi i Ibsen Elezit është i pa justifikueshëm. Ai është anëtar, ka pasur angazhime të rëndësishme. Është kritik, shumë mirë. Zonja Harxhi është për strukturim të thellë të PD. Do të rregullojë rregullat e përfaqësimit të brendshëm, që njeriu i thjeshtë të ketë një zë, që zëri i tij të dëgjohet. Nëse demokracia s’ka përfaqësim, demokracia nuk është më demokraci. Ky është problemi. Listat, kryetarët, gjithçka, bëhen në bazë të një vullneti të vetëm. Nuk mblidhet Këshilli Jokombëtar, mblidhet rrallë kryesia. Nuk ka shans për sukses, nëse vendimet do të merret me këtë mënyrë. Ne propozojmë zonjën Harxhi, që para dy vitesh ka propozuar një statut.

A duhet që Basha të jepte dorëheqjen, duke qenë se vjen nga një humbje në zgjedhje?

Arben Imami: Basha duhet të jepte dorëheqjen, e të ishte një deputet, anëtarë i lartë i PD, do të ishte njeri i nderuar. Ai duhej të largohej pa rikthim. Të ndiqte shembullin e Nanos dhe Berishës. Zoti Basha, ky vendim i afrimit të zgjedhjeve, është një sjelle politike jo perëndimorë, jo Evropiane. Nuk është kjo politika. Do të jetë e mirë për të, do të zgjidhet prapë. Por PD me të nuk fiton. Ai i është borxhli për PD, ka humbur dy lloj zgjedhje, vetëm një kallëp i tillë i humbte këto zgjedhje. Kishte pakënaqësi të madhe për shkak të një qeverisje të keqe të Ramës. Kishte lëvizje për ndryshim që ishte kumptisuar në Shqipëri, që çdokush bën dy mandate e ikën. Ishin këto elementë që të kishin rotacion. Por ky nuk krijon alternativë.

Prisni ndryshim?

Arben Imami: 13 qershori do të jetë ditë surprize. Dot ë ketë një kontroll më të mirë të procesit të votimit, e cila do të na sjellë më pas surpriza.