AKTUALITET, 24 Maj 2021, 20:53

PD ankimon në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e 25 prillit në Gjirokastër: Të përsëriten zgjedhjet në këtë qark!

PD ankimon në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e 25 prillit në

Partia Demokratike ka ankimuar këtë në kolegjin Zgjedhor rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Gjirokastrës.

Përfaqësuesi i PD, Marash Logu, thekson se ka dorëzuar në Kolegj padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

“Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”, shkruan Logu.

https://twitter.com/MarashLogu/status/1396894385665724423?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1396894385665724423%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpd-ankimon-ne-kolegjin-zgjedhor-rezultatin-e-25-prillit-ne-gjirokaster-te-perseriten-zgjedhjet-ne-kete-qark%2F