AKTUALITET, 24 Maj 2021, 21:18

Ibsen Elezi: PD ka mbi 90 mijë anëtarë, ja përse nuk i bojkotuam zgjedhjet në parti

Ibsen Elezi: PD ka mbi 90 mijë anëtarë, ja përse nuk i


Ibsen Elezi, ish kryetari i PD-së në Kukës, i refuzuar si kandidat për kryetar të partisë, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.

Elezi tha se zgjedhjet për Lulzim Bashën nuk do të jenë edhe aq të thjeshta sa është krijuar perceptimi, sepse ai duhet të kalojë kuorumin.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Përse nuk e lini Bashën vetëm në farsën e tij? Përse nuk e lini rehat se ai do të zgjidhet gjithsesi?

Ibsen Elezi: Duhet të marrim pjesë, sepse duhet të ketë njerëz që të garantojnë që procesi nuk manipulohet si në 2017. Basha duhet të plotësojë kuorumin dhe 50% plus një. Numri i anëtarëve është një regjistër Kombëtar. PD ka rreth 90 e ca mijë anëtarë. Nuk janë fiks regjistrat sepse anëtarësia lëvizin. Regjistri themelor është detyrim statuor për të ekzistuar.

Arjan Curri: Fakti që kandidatët nuk kanë akses, tregon se ju nuk e dini se kush do t’ju votojë.

Ibsen Elezi: Gara duhet të realizohet korrekte, duhet të tregojë a do të jetë kuorumi i realizuar. Në 2017 nuk u realizua kuorumi.

/TPZ.al/