TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës ka hedhur në gjyq kandidatin fitues për deputet të dalë nga listat e PD-së, Mark Markun
Me një padi që mban firmën e Pjerin Ndreut, kërkohet një dëmshpërblim prej 5 milion lekësh nga i padituri Mark Marku.
Sipas pretendimeve të Pjerin Ndreut akuza është për shpifje dhe i referohet Nenit 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut si Kodit Civil.
Kujtojmë se përplasja mes Mark Markut dhe Pjerin Ndreut erdhi gjatë një emisioni televiziv, ku Marku ka akuzuar pushtetin lokal për blerje votash.
Marku akuzoi me emër kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreun se ky i fundit ka blerë vota në zgjedhjet e 25 prillit.
Krahas padisë Ndreu shkruan: “Me shpifësit s’ka rrugë tjeter…Shihemi në Gjyq!”
