TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edit Harxhi, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për zgjedhjet që do të mbahen në Partinë Demokratike. Harxhi artikuloi akuza ndaj kreut të PD-së, Basha, por edhe ndaj kandidatit Agron Shehaj.
Ajo deklaroi se Basha nuk lejon garën e barabartë, duke e kthyer procesin në një farsë.
Harxhi tha se Agron Shehaj, ka arritur të sigurojë listën e anëtarësisë, të cilën nuk e posedojnë të gjithë kandidatët, ndërsa shtoi se në PD në këto vite janë anëtarësuar "punonjës të Call Center-ave".
"Sot kam kuptuar që zoti Shehaj ka listën e PD-së. Se si e ka siguruar këtë listë nuk e di, por e ka siguruar këtë listë.
Zoti Shehaj është pronar i disa Call Center, është biznesmen i nderuar. Me sa kam informacion vetëm gjatë vitit të fundit, janë anëtarësuar një grup i mirë punonjësish të Caall Center-ave në PD.
Kjo nuk është pozitive. Pozitive do të ishte të votonin anëtarët që nga viti 90", tha Harxhi.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/05/24/edit-harxhi-anetaresia-e-pd-se-vlon-eshte-e-pabesueshme-zemerata-qe-kane-demokratet-ndaj-bashes/