TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e sotme në Rinas mbërritën 14,040 vaksina Pfizer. Pas lajmit që dha kryeministri Edi Rama, ka reaguar edhe zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë, që thekson se dozat që erdhën sonte janë pjesa e katërt e 145,000 dozave të mundësuara nga Austria.
“Përditësimi javor i vaksinave BioNTech / Pfizer të financuara nga BE: Pjesa e katërt e 145,000 dozave mbërritën në Tiranë të mundësuara nga Austria. Më shumë do të vijnë – çdo javë – deri në fund të gushtit.
Krenarë të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër Covid19. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt” mbyllet postimi.
