AKTUALITET, 11 Mars 2019, 18:39

Sarri mbetet në “fije të perit”, te Çelsi gjejnë zëvendësuesin e italianit

Sarri mbetet në “fije të perit”, te Çelsi

Mauricio Sarri rrezikon shumë të shkarkohet nga drejtimi i Çelsit. Trajneri italian i bluve të Londrës nuk i ka bindur drejtuesit e klubit dhe ata kanë kohë që po mendojnë për një zëvendësues të denjë.

Pas barazimit të fundit në kampionat, Sarri është edhe më afër shkarkimit, ndërkohë që në skenë ka dalë një tjetër emër si zëvendësues i mundshëm i tij. Sipas asaj që bën me dije “Daily Star”, ka të reja në lidhje me stolin e Çelsit, ku pritet të ulet Nuno Espirito Santo.

Trajneri portugez drejton aktualisht Volverhemptonin në Angli, kundërshtar që i mori pikë Çelsit në javën e fundit të kampionatit. Kandidatura e 45-vjeçarit është potenciale dhe gjasat janë të mëdha që ai të marrë drejtimin e ekipit londinez, sapo të jetë bshkarkuar Sarri.