TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ngjarjeve të sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku banorë u dhunuan nga Policia e Shtetit, ka ardhur edhe reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ky i fundit ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë Vendore të Tiranës, Kastriot Skënderaj dhe në vend të tij është komanduar Dhimtraq Ziu. Ky vendim është përshëndetur edhe nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj. Por duket se ngjarja e sotme tek ‘Petro Nini’ është thjesht një pretekst sepse shkarkimi i drejtorit të Tiranës ishte vendosur që javën e shkuar.
“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!”, shkruan Lleshaj në Facebook.