AKTUALITET, 11 Mars 2019, 19:46

De Biazi tregon ofertat italiane: I refuzova, ndoshta do të trajnoj përsëri jashtë

De Biazi tregon ofertat italiane: I refuzova, ndoshta do të trajnoj

Xhani De Biazi po mendon që të vazhdojë karrierën e tij si trajner përsëri larg Italisë, pasi ka refuzuar dy herë mundësinë në këto muaj që të drejtojë skuadra të ndryshme në futbollin e vendit të tij. Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare ishte për disa muaj tekniku i Deportivo Alavesh në sezonin e kaluar, por nuk ka gjetur më një mundësi të re pune që kur u largua nga stoli i kuqezinjve.

Ofertat kanë ekzistuar, por duket se De Biazi kërkon një projekti bindës, ashtu si iu duk ai i Shqipërisë në vitin 2011, kur pranoi të merrte drejtimin e saj.

“Unë kam pasur kontakte me Frozinonen dhe me Venecian, por pasi reflektova për ofertat, vendosa që t’i refuzoja, përfaqësuesit e mi po punojnë edhe sa u përket pistave jashtë Italisë, ndaj të shohim. Sigurisht nuk dua që të gaboj zgjedhjen nga ku do të rifilloj”, tha De Biazi i cili me sa duket është mërzitur duke bërë vetëm opinionistin sportiv në studiot e RAI-t